Për gjendjen e jashtëzakonshme Mustafa duhej të kontaktonte me mua

26 maj 2020 | 10:47

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në emisionin Pressing të T7 ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme, të cilën e pati propozuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u pa që nuk ishte e nevojshme.

“S’po shihet që ishte e nevojshme gjendja e jashtëzakonshme”, është shprehur Osmani.

Ajo ka thënë se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duhej ta telefononte Osmanin sepse ky vendim duhej të kalonte nëpërmjet Kuvendit të Kosovës.

“Sa i përket deklaratës së Mustafës, unë do të doja që ai të kontaktonte me mua, sepse ky vendim merret në Kuvend, që ta diskutonim paraprakisht”, ka thënë Osmani, duke kujtuar fjalët e ekspertëve për gjendjen në vend, të cilët, sipas saj, “thoshin se nuk është e nevojshme gjendja e jashtëzakonshme”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hansi Flick, trajneri i Bayern Munchen, ka folur në konferencën…