Klasikja me Dortmundin nuk është vendimtare

26 maj 2020 | 10:46

Hansi Flick, trajneri i Bayern Munchen, ka folur në konferencën e radhës për shtyp në prag të kryendeshjes së Bundesligës, përballja me Borussian e Dortmundit, e cilësuar edhe si klasikja e futbollit gjerman, apo ndryshe “Klassiker”.

Por ai e nis me një lajm të keq, duke theksuar se Thiago Alcantara nuk ia ka dalë mbanë për t’u stërvitur sot dhe për këtë arsye nuk do të jetë në ndeshjen e sotme.

A është ndeshja e nesërme një “match-point” për titullin?
Ka ende disa ndeshje për të luajtur pas takimit të nesërm. Gjëja më e rëndësishme është që të kalojmë limitin tonë në çdo ndeshje, është fantastike kur përballen dy ekipe kaq të forta.

Po Borussia e Dortmundit?
Borussia është një ekip i fortë dhe që është përforcuar edhe më shumë në merkaton e dimrit, pasi ka mundësinë të llogarisë në një talent si Haland. është një nga ekipet më të forta në Evropë.

Meqë përmendët Halandin…
Ai është i ri, por shumë u fortë. Ka shpirt luftarak dhe synon gjithnjë objektivin. Ka ende shumë për t’u përmirësuar, por nuk duhet të kujdesemi vetëm për të.

Haland është si Lewandowski?
Ai është në sezonin e tij të parë këtu dhe është shpejt të bësh krahasime. Robert ka qenë gjithnjë në nivel botëror në vitet e fundit. Por Haland është një talent shumë i madh.

Si duket gjendja e Boatengut?
Zherom ka rikuperuar dhe është gati të luajë. Jam përballur me të, e kam pyetur se çfarë dëshiron të bëjë në të ardhmen. Ai ka fituar praktikisht gjithçka me këtë ekip.

Si është të luash pa tifozë?
Sigurisht që është diçka ndryshe. Duhet ta pranojmë këtë situatë dhe të mos kërkojmë alibi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grimcat e koronavirusit që lëshohen thjesht duke folur mund të…