Covid-19/ Kujdes nga ata që flasin me zë të lartë

26 maj 2020 | 10:45

Grimcat e koronavirusit që lëshohen thjesht duke folur mund të qëndrojnë në ajër për 8 deri në 14 minuta. Shkentarët thonë se kjo tregon që transmetimi i koronavirusit përmes ajrit mund të jetë më i rrezikshëm nga sa mendohej më parë.

Ndërsa është pranuar prej kohësh që kollitja dhe teshtitja mund të transmerojë virusin përmes spërklave, nuk dihej shumë për virusin në ajër përmes të folurit të thjeshtë.

Shkencëtarët thonë se edhe të folurit thjesht kalon mijëra pikëza të lëngjeve orale duke përbërë një rrezik më vete.

‘Akoma më rrezik për ata që janë përballë një asimptomatiku të infektuar me koronavirus i cili as vetë mund të mos e dijë që është i infektuar’, thuhet në studimin e publikuar në CNBC.

Theksi në këtë rast vihet tek ata që flasin me zë të lartë që paraqesin një rrezik akoma më të madh.

“Vëzhgimet që janë bërë me lazer kanë zbuluar se të folurit me zë të lartë mund të lëshojnë mijëra spërkla, dhe grimca lëngu oral për sekondë,” tregon studimi.

Kështu kur të jesh përballë dikujt që flet më zë të lartë, vendos një maskë për siguri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qyteti kinez i Wuhanit kreu 6.574.093 teste të acidit nukleik…