 
                    Në kufirin Kosovë-Shqipëri vendosen 41 flamuj në nder të 41 dëshmorëve të rënë
                28 nëntor 2020
                |  03:08
            
        Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, bashkë me disa nga ish-luftëtarët e tjerë të UÇK-së, në prag të 28 nëntorit, kanë vendosur 41 flamuj në kufirin Kosovë-Shqipëri për 41 dëshmorët e rënë në këtë vend.
“Sot me bashkëluftëtarë i vendosëm 41 flamuj kombëtar në shenjë nderimi për 41 dëshmorët e rënë në kufirin shqiptaro-shqiptar”, shkroi Qeriqi.
Ai ka publikuar edhe videot derisa vendosen flamujt për nderimin e bashkëluftëtarëve.
https://www.facebook.com/xhevdet.qeriqi/videos/3767352783295363/?
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        