Në Kuvendin e Serbisë kërkohet mbyllja e kufijve për kosovarët që vijnë nga diaspora për festat e fundvitit

22 dhjetor 2022 | 21:40

Slavisha Ristiq, anëtari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, ka kërkuar që të mos u lejohet hyrja në Serbi, kosovarëve që vijnë nga diaspora për festat e fundvitit, pasi sipas tij, kosovarët e përdorin Serbinë si rrugë për të shkuar në Kosovë.

“Nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdimisht ka bërë thirrje për reciprocitet kur merr vendime të paarsyeshme, pse shteti i Serbisë, sipas të njëjtit sistem, të mos bëjë reciprocitet në lidhje me lëvizjen e shqiptarëve në Serbi dhe hyrjen e tyre nga Serbia në territorin e Kosovës?”, ka thënë Ristiq.

“Tani, në prag të Vitit të Ri, kur një numër i madh i shqiptarëve po vijnë në Kosovë, pse Serbia nuk i ndalon? Unë nuk jam mbrojtës i kufizimit të lirisë së lëvizjes, por qasjes fashiste të Kurtit duhet t’i përgjigjet në mënyrën e duhur”, ka deklaruar Ristiq në Kuvendin e Serbisë, raportom gazeta serbe N1,përcjell Portali Dukagjini.

Sipas tij, kjo duhet të bëhet për shkak të situatës në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademiku Arsim Bajrami, njëri ndër juristët më të dalluar të…