Në lagjen “Kalabria” do të ketë ndërprerje të ujit për shtatë orë

10 shtator 2018 | 15:26

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. ka njoftuar konsumatorët e lagjes “Kalabria” në Prishtinë se, sot duke filluar nga ora 23:00 e deri në orën 06:00 të mëngjesit të ditës së nesërme, gjithsej shtatë orë do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

 Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në këtë lagje të kryeqytetit, janë punimet teknike në sistemin e rrjetit të ujësjellësit (pilot projekti për reduktimin e humbjeve të ujit) ku testimi, kemi zgjedhur që të bëhet gjatë orëve të mesnatës për shkak që konsumatorët të mos e ndjejnë shumë mungesën e ujit të pijshëm.

 Ky testim po realizohet me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve të ujësjellësit të cilat u ofrohen konsumatorëve tanë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,…