Në lindje të Turqisë trashësia e borës arrin deri në 5 metra (Foto)

19 janar 2021 | 01:48

Një zonë në Lindje të Turqisë është izoluar, pasi trashësia e dëborës ka shkuar deri në 5 metra.

Bëhet fjalë për provincën Mu?, ndërsa dëbora ka arritur këtë lartësi vetëm në disa zona të veçanta, për shkak se është grumbulluar nga era e fortë. Megjithatë banorët kanë vështirësi të shumta për të qarkulluar.

Seyhmus Yentür, Sekretari i Përgjithshëm i Administratës Speciale Provinciale, tha se të gjitha rrugët e fshatrave me një lartësi prej mbi 1,500 metra janë mbyllur për transport për shkak të reshjeve të borës.

Yentür deklaroi se ata kishin shumë vështirësi për të arritur fshatrat sidomos në 24 orët e fundit për shkak të stuhisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në të…