Në Lipjan mbillen fidanet e reja

25 shkurt 2020 | 12:37

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, përmes disa fotografive të publikuar në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se të martën kanë bërë mbjelljen e fidaneve të reja në ato vende ku ishin dëmtua.

“Nuk do të lejojmë që të dëmtohen por do të vazhdojmë të kujdesemi për ambientin. Ambienti duhet të ruhet nga të gjithë, dëmtimi i drunjve dekorativ është në dëm të shoqërisë, andaj duhet të ruajtur dhe kujdesur nga të gjithë. Po ashtu në qytet është duke u bërë krastitja e drunjve dekorativ që në pranverë të marrin pamje të bukur”, ka shkruar kryetari Ahmeti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njeriu që arriti të dërgonte Shqipërinë në Evropian si trajner,…