Në Liqenin Akumulues mbjellën edhe 100 fidane

27 prill 2022 | 16:39

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në komunën e Prizrenit është përkujdesur që përgjatë Liqenit Akumulues të mbjellën edhe 100 fidane të pranuara si donacion nga banka ProCredit në Kosovë.

Këto fidane janë mbjellë sot nga drejtorët komunal, Granit Tmava dhe Bahtir Maxhuni si dhe përfaqësueset e këtij institucioni financiar, në hapësirat përgjatë Liqenit Akumulues në Mitrovicë.

Përfaqësuesit komunalë pasi falënderuan bankën ProCredit në Kosovë për dhurimin e këtij donacioni, kanë thënë se me mbjelljen e këtyre fidanëve dhe shtimin e sipërfaqeve të gjelbëruara Liqeni Akumulues do të marrë një pamje akoma më të bukur dhe do të rritet edhe frekuentimi i qytetarëve në këtë pjesë turistike të qytetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e enjte) bëhen 23 vjet nga rënia heroike e…