Në Malishevë përurohen dhjetë shtëpi të ndërtuara për nevojtarët

27 mars 2024 | 08:17

10 familje në nevojë janë bërë me kulm mbi kokë në Malishevë falë bashkëpunimit të komunës me shtetin e Katarit.

Familja Gashi nga fshati Vërmicë e Malishevës jetonte në kushte të rënda. Për këtë rast vite me parë raportoi edhe RTK. Por tashmë shtëpia e tyre mori pamje tjetër falë donatorëve.

“Ka 13 vite që jetoi në atë shtëpi. Jemi 5 anëtar. Ka qenë vështirë. Kushte jo të mira, i papunë. Tash shtëpia e re, falënderoj organizatën dhe komunën”, tha Ruzhdi Gashi. Familja Gashi është në mesin e dhjetë familjeve përfituese që u bënë me shtëpi të re.

“Në emër të komunës së Malishevës ju falënderoj. Është muaji i shenjtë dhe pikërisht në këtë muaj rriten kapacitete humane për të kontribuar. Në këtë muaj po i gëzoni shtëpitë edhe shtëpitë. Jam mirënjohës gjithë atyre që kanë bashkëpunuar në këtë ndihmë. Bashkëpunimi ynë me organizatën dhe popullit e Katarit është jashtëzakonisht e mirë”, tha Ekrem Kastrati, kryetar i komunës së Malishevës.

“Ne duam ta ndajmë gëzimin me juve që sot po përfitoni. Urime! Ishalla i mbushni shtëpitë tuaja me gëzime”, tha Esam Dabab, drejtor i organizatës “Qatar Charity”.

Gjatë ceremonisë u bë edhe ndarja e mirënjohjeve për organizatën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mëngjesin e hershëm të mërkurës të reshurat e shiut pushojnë.…