Në Malmö u përkujtua “Flaka e Janarit”

16 janar 2022 | 10:33

Nga: Astrit Gashi, Malmö

Në nderim të dëshmorëve të kombit, të rënë përgjatë janarëve të acartë të historisë sonë kombtare, në përpjekje të parreshtura për mbrojtje të identitetit dhe mëvetësisë, për pavarësi dhe sovranitet të trojeve etnike u mbajt
Përvjetori i lavdisë “Flaka e Janarit” në Qendrën Kulturore të Kosovës, në Malmö të Suedisë.
Morën pjesë një numër i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve tanë të organizuar nga Qendra Kulturore Shqiptaro – Suedeze “Okarina”, së bashku me Shoqatën humanitare “Ndihmo edhe ti”, “Kosovarja” dhe “Vlora”, nga Malmö.
Për shkak të restrikcioneve të pandemisë programi dhe pjesemarrja duke ju pershtatur rekomandimve.
Në fillim të akademise perkujtimore, tubimin e përshëndeti (“Online”) ambasadorja e Republikës së Kosovës në Suedi, znj. Shkëndije Geci-Sherifi, e cila foli për rëndësinë e këtij pervjetori të lavdisë. Prof. Rexhep Jashari foli për jetën dhe veprën e Vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës, ndërsa Prof. Qerim Kryeziu foli pë poezinë e Jusuf Gërvallës dhe Hysret Kyçyku për jetën dhe veprat e Rexhep Malës e Nuhi Berishës.
Ndersa Mr. Muhamet Muriqi, foli për jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Kurse Fatmir Azemi (“Online”) foli për jetën dhe veprën e Isa Boetinit.
Në pjesën artistike kënduan: Ferat Mehaj, Naser Rama, Hamdi Goxhuli, Beqir Shaqiri e Sherif Hasani, ndërsa recituan: Ema Osaj dhe Xhevrije Nimani.
Në fund të programit, znj. Drita Kolgjini bëri prezantimin e Projektit Kulturor Nordik ”Albanian Soul”. Qellimi i projektit është të prezentohen vlerat kulturore shqiptare në Suedi dhe vendet nordike. Më këtë rast mbeshtetës do të jëtë dhe ylli i muzikës klasike Shkelzen Doli dhe muzicinte dhe afarist të njohur nga trojet shqiptare.
Pas përfundimit të programit u servua ushqim tradicional, i përgatitur nga Shoqatat e grave “Kosovarja” dhe “Vlora” të Malmös.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse e diel, kjo nuk do të jetë një…