ATK-ja shqipton 61 mijë euro gjoba për veprimtaritë e paligjshme të lojërave të fatit

04 prill 2018 | 16:29

Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) gjatë muajit mars të këtij viti nga veprimtaritë e lojërave të fatit, të cilat kanë operuar në kundërshtim me ligjin përkatës ka ndëshkuar me gjoba në vlerën prej 61 mijë euro .

“Përveç gjobave janë vendosur shirita mbyllës dhe janë konfiskuar pajisje elektronike për disa subjekte të lojërave të fatit nga qyteti i Prishtinës, Prizrenit, Vitisë, Klinës, Deçanit dhe Gjilanit”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Sipas njoftimit për media të ATK-së, Drejtoria e Lojërave të Fatit do të vazhdojë me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji për Lojërat e Fatit.

ATK-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarinë e lojërave të fatit në kundërshtim me dispozitat ligjore ne fuqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tensionet tregtare midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës…