Në mesjavë ndeshjet e rrethit të parë të Kupës në hendboll

15 nëntor 2022 | 17:05

Në mesjavë, përkatësisht të mërkurën e të enjten, zhvillohen ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Ndeshjet luhen si për hendbollistë ashtu edhe për hendbolliste. Priten ndeshje të mira, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë befasi.

Te hendbollistët të mërkurën janë ndeshjet: Besa Famgas – Istogu (18:30), Prishtina – Lepenci (17:30), Trepça – Samadrexha (18:00), Rahoveci – Ulpiana (19:30), Kastrioti – Drita (18:00), Deçani – Prizreni (19:00), Vushtrria – Llapi (18:00). Ndeshja e vetme që luhet të enjten është ajo në mes të Vëllaznimit dhe Vjosës (19:00).

Te hendbollistet ndeshjet e të mërkurës janë: Prishtina – Samadrexha (19:30), Kastrioti – Ulpiana (16:00), Shqiponja – Vjosa (16:00), Vëllaznimi – CLICK (18:30). Të enjten janë ndeshjet Istogu – Dukagjini (20:00), Ferizaj – Drita (17:00), Vushtrria – KEK-u (17:30). Të premten është ndeshja Jusuf Gërvalla – Llapusha (18:00).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,…