
Në Mitrovicë pezullohen përkohësisht shërbimet për vula apostile
08 shtator 2020
| 13:53
Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil njofton qytetarët e komunës së Mitrovicës se janë pezulluar përkohësisht shërbimet për vula apostile/verifikuese në këtë komunë.
“Arsyeja e këtij pezullimi është për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe dyshimit të infektimit me Covid-19 të njërit prej zyrtarëve të ARC-së në Mitrovicë, punonjës në sektorin për vula apostile”, ka njoftuar MPB-ja.
“Qytetarët e komunës së Mitrovicës do të informohen me kohë se kur do të rifilloj puna me këtë shërbim”, theksohet në njoftimin MPB-ja.
(Q.R / Epoka e re)