Hoti kërkon të raportojë në Kuvend për marrëveshjen në Uashington

08 shtator 2020 | 13:38

Kryeministri i i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se ka kërkuar që në njërën nga seancat e ardhshme të raportojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës për marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Hoti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar më 4 shtator 2020, në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë, është arritur një marrëveshje e rëndësishme për vendin tonë lidhur me normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive të mia kushtetuese e ligjore, jam i gatshëm që në njërën nga seancat e radhës të Kuvendit të Republikës së Kosovës të raportoj para deputetëve për marrëveshjen në fjalë, si dhe për procesin e dialogut në përgjithësi”, ka shkruar kryeministri Hoti.

Postimi i plotë i tij:

Kam kërkuar që në njërën nga seancat e ardhshme, të raportojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës për Marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.
Më poshtë, teksti i kësaj letre:
E nderuara Kryetare e Kuvendit,
Të nderuar anëtarë të Kryesisë së Kuvendit,
Më 4 shtator 2020, në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë, është arritur një Marrëveshje e rëndësishme për vendin tonë lidhur me normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ky është hap shumë i rëndësishëm drejt marrëveshjes përfundimtare për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe njohje reciproke në mes të dy shteteve.
Në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive të mia kushtetuese e ligjore, jam i gatshëm që në njërën nga seancat e radhës të Kuvendit të Republikës së Kosovës të raportoj para deputetëve për marrëveshjen në fjalë, si dhe për procesin e dialogut në përgjithësi.
Me respekt,
Avdullah Hoti
Kryeministër i Republikës së Kosovës

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka zhvilluar thirrje…