Haradinaj-Stublla: Pesëshja e BE-së të avancojë qëndrimin e tyre me njohje ndaj Kosovës

08 shtator 2020 | 13:32

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka zhvilluar thirrje telefonike me ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë.

Ministrja Haradinaj-Stublla e ka falënderuar homologen për përkrahjen e Suedisë dhënë në vazhdimësi për Kosovën.

“Kosova si shtet i pavarur dhe i njohur nga gati 2/3 e botës është fakt i pakthyeshëm, dhe tash është radha e pesëshes së BE-së të avancojnë qëndrimin e tyre me njohje ndaj Kosovës. Marrëveshja e arritur në Uashington është hap i madh drejt normalizimit të plotë me Serbinë, andaj kërkova që edhe në dialogun e Brukselit të ketë qartësi në tema dhe afat kohor më dinamik”, ka shkruar ministrja Haradinaj-Stubulla.

Ajo ka theksuar se lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen ishte temë diskutimi, ku ka shprehur pakënaqësinë e Kosovës që edhe pas tetë vitesh ende nuk ka qartësi nga BE-ja për obligimet kontraktuale ndaj Kosovës.

Zhvillova një thirrje telefonike përmbajtësore me Ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Ann Linde.E…

Publiée par Meliza Haradinaj-Stublla sur Mardi 8 septembre 2020

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka bërë me…