Në muajin e fundit të shtatzënisë, modelja e famshme i vë “flakën” rrjetit me pozat nudo

04 mars 2021 | 16:31

Modelja e famshme, Emily Ratajkowksi, është në muajin e fundit të shtatzënisë dhe vijon që në “Instagram” të ndajë me ndjekësit poza shumë “hot”.

E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, ku ka postuar disa foto ku shfaqet pa asnjë rrobë veshur. Kështu ajo zbulon barkun e rrumbullakosur dhe jo vetëm. Në pozat pa censurë, Emily zbulon format trupore perfekte që padyshim i kanë “vënë flakën” rrjetit.

“Jemi vetëm unë dhe Renell Medrano në shtëpi në Nju Jork”, ka shkruar Emily Ratajkowksi bashkëngjitur me fotot e postuara në “Instragram”.

Nga ana tjetër, modelja nuk ka zbuluar akoma asgjë përsa i përket gjinisë së fëmijës, ndërkohë që pritet që të bëhet nënë në fund të marsit. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe nuk ngurron t’i tregojë botës mbarëvajtjen e shtatzënisë së saj.

Pritjes së saj të ëmbël po i vjen fundi, ndërsa ndryshimet në trupin e modeles tashmë janë mëse të dukshme. Së fundmi, ajo na ka treguar barkun e rrumbullakosur edhe në plazh me bikini, ndërsa gjithmonë tregon se i dashuron format e saj të reja.

Në muajin e fundit të shtatzënisë, modelja e famshme i

Në muajin e fundit të shtatzënisë, modelja e famshme i

Në muajin e fundit të shtatzënisë, modelja e famshme i

Në muajin e fundit të shtatzënisë, modelja e famshme i

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Viciana International Schol" Sh.p.k, shpall të pavlefshme certifikatën e TVSH-së…