Në mungesë kuorumi, Kuvendi nuk miraton rezolutën për çmimet

15 mars 2022 | 22:50

Qeveria e Kosovës po reagon me vonesë dhe pa takt ndaj krizave, me të cilat së fundi po përballet Kosova, qoftë atë energjetike, apo tani me atë të rritjes së çmimeve, tha deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, teksa prezantoi temën për të cilën u thirr seanca e jashtëzakonshme parlamentare të martën.

“Rritja e çmimeve është bërë pandemi e dytë. Nuk ka produkt të cilit nuk i ka lëvizur çmimi. Inflacioni mbetet një nga kërcënimet kryesore të rimëkëmbjes së shpejt dhe të rënies së fuqisë blerëse për qytetarët tanë”, tha deputetja Bajrami.

Partitë opozitare: Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë thirrur seancën e jashtëzakonshme parlamentare për rritjen e çmimeve.

Ata kanë propozuar miratimin e një rezolute, mirëpo diçka e tillë nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së kuorumit.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se për shkak të mungesës së deputetëve, seanca vazhdon më 16 mars.

Në seancë kanë munguar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Rezolutat e miratuara nga Kuvendi nuk janë detyruese, por pasqyrojnë vullnetin politik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me qindra euro dyshohet të kenë marrë si ryshfet nga…