Në një pritë të organizuar nga ukrainasit në Vuhledar, rusët humbin 31 tanke – dronët e Kievit

12 shkurt 2023 | 22:11

Dronët ukrainas duke hedhur bomba mbi mjetet luftarake të rusëve, ka arritur të shkatërrojë mbi 30 tanke.

Këto pretendime të ukrainasve i kanë konfirmuar edhe rusët gjatë një bisede në radiolidhje të cilën e kanë regjistruar ushtarët e Kievit, ku pranojnë se 31 tanke u janë shkatërruar në fushëbetejë, transmeton Telegrafi.

Pamjet nga ajri janë dëshmi që forcat ruse kanë pësuar humbje “katastrofike” në mjetet e blinduara në një pritë të organizuar në Vuhledar.

Kolonat e tankeve shihet se janë shkatërruar, si dhe shumë ushtarë rusë të vrarë nga kjo pritë e organizuar nga ukrainasit.

Madje në videon e publikuar më poshtë, shihen ushtarët rusë duke tentuar të fshihen pasi u goditen tanket dhe nuk munden më të lëvizin.

Sipas audio-incizimit të regjistruar nga ukrainasit ku dëgjohen rusët duke folur në radiolidhje, ushtarët rusë kanë humbur 31 tanke në Vuhledar të Ukrainës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City ka arritur një fitore 3-1 ndaj Aston Villës,…