Në orën 17:00 nis rinumërimi i votave në rreth 500 vendvotime

08 nëntor 2021 | 16:27

Rreth 500 vendvotime që u takojnë zgjedhjeve për kuvende komunale të 17 tetorit do të rinumërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Kështu ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pas më shumë se 350 ankesave të paraqitura në këtë institucion nga kandidatët për Kuvende Komunale kundër rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja.

Nga ky numër i vendvotimeve që do të rinumërohen, rreth 450 janë vendvotime të rregullta, ndërsa janë përfshirë edhe dengje të votave me kusht dhe atyre me postë.

Bëhet fjalë për 10 dengje të votave me kusht nga Mitrovica e Jugut dhe tetë për Podujevë, si dhe disa dengje të votave nga jashtë Kosovës që u takojnë komunave Mitrovicë e Jugut, Podujevë, Pejë dhe Prizren.

Këto të dhëna të paraqitura në mbledhjen e KQZ-së janë jopërfundimtare, pasi do të shikohen edhe një herë të dhënat nga vendimet e PZAP-it.

Rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të fillojë të hënën  më 8 nëntor, në orën 17:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ermal Mamaqi ka deklaruar se Elvana Gjata është aktorja më…