Në orët e para të mëngjesit tragjikisht ka humbur jetën Besart Rama

20 shtator 2020 | 12:41

Besarti për ata që e njohën ishte gjithmonë djal punëtor, i hareshëm dhe pozitiv, ndërsa vdekja e tij e hershme ka pikëlluar të gjithë ata që patën rastin ta njihnin.

Besarti ishte aktivist i NISMA Socialdemokrate ndërsa lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur zyrtari për Informim Endrit Zabërgja.

Më poshtë e keni postimin e plotë:

Sot me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të shokut tonë Besart Rama.

Besarti ishte bashkëpunëtor i imi që nga themelimi i rinisë së NISMA-s, ai gjithmonë ishte i hareshëm, pozitiv, plot vullnet dhe ambicie.

Besartin do ta kujtojmë gjithmonë si shembull të djalit punëtor e të sinqertë.

Ngushëllime familjes dhe gjithë atyre që e njohën!

Do jetosh gjithmonë në zemrat dhe kujtimet tona Besart.

(Varrimi i të ndjerit bëhet sot, në ora 16:00 në varrezat e Matiqanit në Prishtinë).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka regjistruar ditën e dytë me rritje të rasteve…