Në Paris kërkohet izolim total për tre javë, në përpjekje për të rihapur gjithçka

27 shkurt 2021 | 01:01

Parisi po konsideron të propozojë një mbyllje tre-javore në një përpjekje për të “rihapur gjithçka” më pas, tha nënkryetari i bashkisë të enjten, duke e quajtur shtetrrethimin aktual të natës një “gjysmë masë” dhe një “gjysmë burg” që nuk mbaron kurrë.

Kryeqyteti i Francës ka pasur rritje të infeksionit dhe ekspertët kanë shprehur shqetësimin për përkeqësim të situatës.

Ndërkaq, vetë kryeministri francez Jean Castex më herët ka thënë se mund të vendosen bllokime në fundjavë në Paris dhe 19 rajone të tjera nëse situata do të rëndohet.

 “Unë u kërkova prefektëve të fillojnë konsultimet me zyrtarët në mënyrë që të marrin në konsideratë në të gjitha ose në një pjesë të këtyre zonave, masa mbrojtëse të ngjashme me ato në Nice dhe Dunkirk”.

Nëse miratohen, masat e reja mund të hyjnë në fuqi në fundjavën e 6 marsit, ndërsa nënkryetari i Bashkisë së Parisit ka kërkuar bllokim në shkallë të plotë dhe jo vetëm në fundjavë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Qëndro në shtëpi. Shpëto jetë”. Këto janë fjalët e Britanisë…