Në prag të Festës së Flamurit, zbulohet shtatorja e dëshmorit Hysen Zogjani

25 nëntor 2022 | 18:21

Në sheshin “Nëna Terezë” në Fushë-Kosovë është zbuluar sot shtatorja e heroit të kombit Hysen Zogjani.

Ky projekt u financua nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës. Në fillim të aktiviteteve, zbulimin e Shtatores së Hysen Zogjanit e bënë, Azem Syla ish-komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zogaj, drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e Komplekseve Memoriale,  Fadil Krasniqi nën Kryetar i Komunës së Fushë Kosovës dhe familja e Heroit, Hysen Zogiani.

Për figurën e heroit Hysen Zogjanit folën Fadil Krasniqi, gjeneral Kudusi Lame, Nait Hasani i cili evokoi kujtimet e tija për dëshmorin, si dhe në emër të Shoqatave të dalura nga lufta foli Gjavit Jashari.

Në emër të familjes po ashtu foli dhe falënderoi vëllai i tij binjak, Ademi.

Prezent në këtë ceremoni përveç qytetarëve të shumtë dhe institucioneve lokale e qendrore, ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Në zbulimin e shtatores së heroit Hysen Zogjani me nga një pikë muzikore kushtuar heroit të lirisë Hysen Zogjani, u prezantuan vajza e tij Arbnora dhe këngëtari i mirënjohur Ilir Shaqiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 12-të në Prince…