Në Prishtinë dhe Gjakovë çmimi i bukës u shtrenjtua me marrëveshje

20 maj 2025 | 08:36

Autoriteti i Konkurrencës thotë se pas inspektimeve në disa furra në Prishtinë dhe Gjakovë kanë ardhur në përfundim se shtrenjtimi i çmimit të bukës është bërë me marrëveshje dhe me koordinim.

“Pas inspektimeve të zhvilluara, Autoriteti ka identifikuar shkelje të nenit 5 të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës (marrëveshje të ndaluara – kartele) nga subjekte të sektorit të bukës në Komunën e Gjakovës dhe atë të Prishtinës. Këto shkelje lidhen me bashkërendimin e çmimeve mes furrtarëve për produkte të ndryshme, çka përbën shkelje ligjore për koordinim të tillë në treg”, thotë Autoriteti i Konkurrencës.

Për këto raste janë duke u ndërmarrë hapat procedurale për nisjen e hetimeve formale, në përputhje me ligjin.

Autoriteti i Konkurrencës thotë se është duke e analizuar mundësinë e vendosjes së masave të përkohshme sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës. Masat e përkohshme nënkuptojnë mbylljen e operatorit ekonomik deri në 6 muaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi Huthi ka deklaruar se do të vendosë një “bllokadë…