Në Prishtinë fillon konferenca ballkanike “Ujë për të gjithë”

06 nëntor 2019 | 13:21

Në Prishtinë ka filluar punimet konferenca dhe ekspozita e shtatë e përbashkët ballkanike, e cila do zgjatë deri më 8 nëntor.

Tema e kësaj konference do të jetë “Ujë për të gjithë” , e cila është frymëzuar nga Dita Botërore e Ujit 2019 e OKB-së, dhe fokusohet në trajtimin e krizës së ujit duke adresuar arsyet pse kaq shumë njerëz janë lënë mbrapa.

“Uji është një e drejtë njerëzore dhe askush nuk duhet lënë pa akses ndaj ujit të sigurt. Aksesi ndaj ujit forcon shëndetin publik dhe prandaj është kritik për zhvillimin e qëndrueshëm dhe një botë të qëndrueshme dhe të begatë. Konferenca dhe ekspozita e përbashkët ballkanike është shndërruar me të vërtetë në eventin më të madh në ndarjen e informacionit dhe networking në sektorin e ujit në Ballkanin Perëndimor”, është thënë në njoftimin për media të kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” sh.a.

Fotografia e Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" sh.a

Sipas këtij njoftimi, me një audiencë prej mbi 500 pjesëmarrës nga rajoni i Ballkanit dhe më gjerë, konferenca vazhdon të ofrojë një platformë ku profesionistë të ujit, politikbërës, dhe profesionistë të biznesit nga sektori mund të mblidhen dhe diskutojnë mbi çështje me interes, shkëmbejnë informacion, dhe ndajnë përvojat e tyre në përpjekje për të ndihmuar më tej zhvillimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në Rajonin e Ballkanit.

“Si tradicionalisht, paralel me konferencën, Komiteti Organizativ ka planifikuar një ambient të madh për ekspozitën ku do të ekspozohen pajisje, teknologji dhe shërbime, nga një rrjet i gjerë kompanish të sektorit privat që janë aktivë në sektorin e ujit të rajonit të Ballkanit. Uji është burim natyror shumë i nevojshëm për ekonomi dhe mirëqenien sociale. Uji në krojet tona nuk është dhuratë e natyrës, por një proces që kushton (energji, pompa, pajisje, kimikate, gypa, derivate, fuqi punëtore, dijeni dhe investime). Menaxhimi i sistemit të ujësjellësit të Prishtinës për të pasur ujë të mjaftueshëm dhe të pastër, kushton. Secili nga ne si qytetarë të këtij vendi kemi të drejtë për qasje në ujë të pastër për pije dhe qasje në kanalizim. Integrimi gjinor, përfshirja e femrave e domosdoshme për vlerësimin e çdo veprimi të planifikuar në të gjitha çështjet e ujit. Furnizimi me ujë është më shumë se vetëm ndërtimi i sistemeve të ujësjellësit”, është theksuar në njoftimin e kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” sh.a.

Fotografia e Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" sh.a

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në muajt e tij të fundit në arrati, udhëheqësi i…