Në Prizren diskutohet për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në komunitet

16 tetor 12:57

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Eshref Memaj, drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi-Vezgishi morën pjesë në takimin koordinues lidhur me parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në komunitet, ku pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të organizatës IOM, Zyrës së Koordinatorit Nacional kundër Ekstremizmit dhe Terrorizmit, përfaqësues të bashkësive fetare, Policisë së Kosovës, OSBE-së, si dhe institucioneve të tjera relevante që janë faktorë me rëndësi lidhur me këtë çështje.

Në këtë takim u bë vlerësimi i Strategjisë ekzistuese Kombëtare për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm që çon në terrorizëm 2015-2020 dhe u dhanë rekomandime për përpilimin e strategjisë së re për periudhën 2020-2025.

Struktura për parandalimin e ekstremizmit në nivel qendror dhe lokal në Republikën e Kosovës, u prezantua nga këshilltarja e Koordinatorit Nacional kundër Ekstremizmit dhe Terrorizmit, Mimoza Hasani Pllana.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas ndeshjeve të përfaqësueses së Kosovës në futboll, rikthehet IPKO…