Në Rahovec mobilizohen ekipet e emergjencës pas paralajmërimit për vërshime

05 gusht 2020 | 14:34

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se janë aktivizuar ekipet e emergjencës pas paralajmërimit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për vërshime pas reshjeve të shiut që kanë filluar që nga nata e djeshme.

Në njoftimin për medie të komunës është thënë se drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Rahovecit, Hasan Përboqi, këtë paralajmërim e ka trajtuar me seriozitet të plotë dhe menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme. “Ekipi i shpëtimit dhe emergjencës dhe njësitë tjera emergjente të komunës janë mobilizuar dhe do të jenë aktive gjatë gjithë kohës. Do të jenë në shërbim të atyre që kanë nevojë, po ashtu edhe kompanitë për intervenime emergjente që janë të kontraktuara nga komuna janë njoftuar që të jenë në gjendje gatishmërie dhe të i rrisin kapacitetet intervenuese në rast se ka nevojë. Kërkohet nga qytetarët që të marrin masat më herët dhe të jenë të gatshëm për çfarëdo përballje me vërshimet dhe përmbytjet e mundshme. Numri kontaktues emergjent: 029-277-555 /Numri Fiks i njësisë së zjarrfikës”, është thënë në njoftimin e komunës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës(KDI) ka kundërshtuar vendimin e ministrit të…