Në Rahovec vazhdon largimi i deponive ilegale të mbeturinave

07 shkurt 2022 | 13:10

Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike përmes operatorëve ekonomikë, po vazhdon me mirëmbajtjen e hapësirave publike duke eliminuar të gjitha deponitë ilegale të mbeturinave.

Për mirëmbajtjen e hapësirave publike, drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Përparim Krasniqi është shprehur se janë duke vazhduar me mirëmbajtjen e hapësirave publike, duke eliminuar të gjitha deponitë ilegale të mbeturinave.

“Apeloj tek të gjithë që mos të hedhin mbeturina vend e pa vend, pasi që hedhja e mbeturinave në vende ku është e ndaluar, do të gjobiten nga institucionet komunale dhe policia e Kosovës. Komuna e Rahovecit synon të jetë komunë ekologjike”, ka thënë drejtori Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylie Jenner është bërë nënë për herë të dytë. Miliarderja…