Në Rudarë nuk shihet ndonjë lëvizje për largimin e barrikadave

29 dhjetor 2022 | 11:24

Barrikadat e vendosura nga grupe serbësh në rrugët që çojnë në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në komunat veriore të Kosovës, vazhdojnë të jenë aty.

Ndonëse është paralajmëruar se duke filluar nga mëngjesi i së enjtes do të fillojë heqja e barrikadave, ende nuk ka ndonjë lëvizje për heqjen e tyre, raporton REL.

Dy kamionë të vendosur në vendin e njohur si “Shkëmbi i Dudës” janë djegur. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës bëri të ditur se përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa tha se rasti është duke u hetuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së…