Sekuestrohen substanca narkotike, arrestohet një person i dyshuar

29 dhjetor 2022 | 11:21

Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale.

“Mbrëmë rreth orës 23:00, në Fushë Kosovë, policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe në banesën e tij ka sekuestruar: 36 qese tw substancës narkotike, të dyshuar marihuanë; 6 paketime te ndryshme te substancave të dyshuara marihuanë; 4 peshore; 1 mulli për bluarjen e substancave narkotike; 2 pako letra (për mbështjellje të substancës narkotike) si dhe 6 telefona mobil”.

“Personi i dyshuar B.M, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar në mbajtje me vendim e prokurorit të shtetit. Ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprën penale, Blerje, posedim,shpërndarje e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, është dënuar me…