Në Sarajevë fillon xhirimi i serisë së re televizive “Konaku i Hilmisë”

27 shkurt 11:30

Në Sarajevë ka filluar xhirimi i serisë së re televizive “Konaku i Hilmisë” (Hilmijin Konak).

Xhirimi i serisë së re “Hilmijin Konak” siç ka raportuar “Show buzz”, do të fillojë sot, më 27 shkurt 2018 në Sarajevë. Në rolet kryesore krahas aktorit të njohur kosovar, Ilir Tafa, do të luajnë edhe aktorët Emir Hadzihafizbegovic e Tarik Filipovic.

Siç merret vesh xhirimet do të zgjasin disa muaj apo vite ndërsa ngjarja është e vendosur në kohën e Luftës së Dytë Botërore, njofton “Show Buzz”. Fjala është për projektin humoristik të të suksesshmëve Fedja Isovic dhe Elmir Jukic, nën produksionin e “Fist”.

Në rolet kryesore krahas aktorit të njohur kosovar, Ilir Tafa, do të luajnë edhe aktorët Emir Hadzihafizbegovic e Tarik Filipovic.

Ekipi i produksionit, serialin e ri “Hilmijin Konak” e ka quajtur si kafshatë e madhe, për shkak të investimeve që janë bërë në të, duke u nisur nga skenografia, kostumografia dhe të gjitha elementet përcjellëse të realizimit të tij, ndërsa siç mësohet ky projekt do të mbledhë rreth vetes edhe aktorët më të mirë nga të gjitha regjionet e ish Jugosllavisë.

Aktori kosovar Ilir Tafa tashmë është vendosur në Sarajevë ku do të qëndrojë për disa ditë në setin e xhirimit, për të lëvizur pastaj edhe në qendrat tjera si në Zagreb, Podgoricë e vende të tjera ku do të realizohet seriali.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spanjolli Marc Marquez ka njoftuar se ka vazhduar kontratën me…