Në Serbi orë policore gjatë gjithë vikendit

08 prill 2020 | 17:58

Autoritetet në Serbi kanë vendosur orë policore gjatë gjithë vikendit.
Përkatësisht, ora policore fillon të premten në ora 5 pasdite deri të hënën në 5 të mëngjesit.
Kështu vendosi Shtabi i Krizës ndaj COVID-19 në Serbi.
Pensionistët do të kenë mundësi të dalin të treg të premteve nga ora 4 deri në orën 7 të mëngjesit, si dhe pronarët e kafshëve shtëpiake do të jenë në gjendje t’i nxjerrin kafshët e tyre në mbrëmje nga ora 23 deri në ora 1 dhe të dielave nga ora 8 deri në orën 10 të mëngjesit.
Në Serbi, gjatë 24 orëve të kaluara, 219 persona janë infektuar me koronavirusin e ri, dhe katër kanë vdekur, njoftoi Darija Kisiq Tepavçeviq nga Instituti për Shëndet Publik.
Numri i përgjithshëm i personave të infektuar në Serbi është 2,666, ndërsa 65 kanë vdekur./REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhafer Tahiri, kryetar i Komunës së Vushtrrisë ka postuar disa…