Në sheshin “Fehmi Lladrovci” mbahet karvani shëndetësor

29 shtator 2022 | 15:47

Për herë të parë, në sheshin e Drenasit “Fehmi Lladrovci” është mbajtur karvani shëndetësor me moton “Përshëndetje” i organizuar nga AQH e financuar nga Agjencia zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me drejtor të drejtorive komunale, ku ka përgëzuar organizatorët për mbajtjen e këtij eventi dhe ka vlerësuar se një organizim i tillë është mjaft i qëlluar, sepse ndikon tek qytetarët për t’u informuar për shëndetin e tyre.

Lladrovci ka thënë se Komuna e Drenasit mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me aktivitete të tilla të cilat ndihmojnë qytetarët në kujdesin e tyre ndaj shëndetit.

Aktiviteti “Përshëndetje” është mbajtur në tendat e improvizuara në sheshin “Fehmi Lladrovci” dhe përmes profesionistëve shëndetësor janë ofruar informata mjaftë të rëndësishme mbi shëndetin sikurse janë; aktiviteti fizik, duhani, alkooli, mbipesha dhe ushqyeshmëria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Skenderaj ka pranuar një…