Në Shpellën e Terrorit u zbuluan eshtrat e 100 viktimave

12 tetor 2022 | 08:15

Në Belize gjendet e ashtuquajtura Shpella e Terrorit, ku në vitin 2006 janë gjetur rreth 10 mijë eshtra njerëzish.

Po ashtu, së fundmi, janë gjetur mbetjet skeletore të 118 njerëzve, të cilët mund të kenë shkuar për të vizituar shpellën.

Shpella ndodhet në Belizenë qendrore, pranë fshatit Mennonite të Springfield, rreth 9 milje në jug të kryeqytetit, Belmopan.

Sipas studimeve të reja, besohet se eshtrat e gjetura më shumë se 10 vite më parë përfaqësojnë një grup njerëzish që bënin sakrificë për perëndinë e shiut të popullit Maja, Chaak.

Thuhet se njerëzit që sakrifikonin veten, vareshin me një litar ngjyrë blu. Dhe kjo ngjyrë është dalluar në jo pak eshtra rreth zonës së qafës apo fytyrës së eshtrave të gjetura.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së dhe deputeti Abelard Tahiri…