Në Spitalin e Prizrenit përurohen pajisje në vlerë 300 mijë euro

16 janar 2020 | 15:45

Në Spitalin e Përgjigjëm të Prizrenit, sot janë përuruar aparaturat e reja mjekësore, donacion nga Qeveria e Luksemburgut, në vlerë prej 300 mijë euro.

Në ceremoninë embajtur, me këtë rast, drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar tëKosovës, Basri Sejdiu, ka falënderuar Qeverinë e Luksemburgut për këto investime.

“Pas investimeve të projektit KSV/017 për Programin Mbështetës për Shëndetësinë e Kosovës nga Qeveria e Luksemburgut, vërehen ndryshime pozitive brenda SHSKUK-së, në veçanti në Spitalin e Prizrenit dhe Gjilanit. Ne falënderojmë Qeverinë e Luksemburgut, zyrën regjionale dhe udhëheqësit e projektit që investuan në infrastrukturë, pajisje mjekësore dhe konsulenca profesionale e segmente tjera”, u shpreh drejtori Sejdiu.

Ai ka thënë se shpreson që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje, me qëllim të përkrahjes së mëtejme për SHSKUK-në.

Ambasadorja e Qeverisë sëLuksemburgut, Natacha Gomes, ka thënë seQeveria e Luksemburgut ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në realizimin e projekteve në Kosovë, si në pajisje dhe funksionalizim të shërbimeve në neonatologji, patologji dhe ngritje të kapaciteteve humane, menaxheriale dhe profesionale.

“Një pikë e rëndësishme janë edhe planet strategjike për Spitalin e Prizrenit dhe Gjilanit, dokumentet informuese, si dhe trajnimi i stafit që kanë mundësuar ngritjen e kualitetit të shërbimeve dhe mirëqenien e qytetarit. Ne do të vazhdojmë me përkrahjen për institucionet dhe shëndetësinë në Kosovë” ka thënë ambasadorja Gomes.

Në anën tjetër, Afrim Avdaj, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, pasi ka falënderuar donatorët për përkrahje të vazhdueshme, shtoi se vlera e pajisjeve të pranuara është mbi 300 mijë euro.

“Me këtë përkrahje është rritur gama dhe cilësia e shërbimeve shëndetësore. Besojmë se përkrahja do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, është shprehur drejtori Avdaj.

Në fund të ceremonisë, Spitali i Prizrenit ka ndarë mirënjohje për drejtorin e SHSKUK-së, Ministrinë Shëndetësisë dhe donatorët nga Qeveria e Luksemburgut.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në selinë e LDK-së sa po ka arritur një letër-kërkesë…