Në Spitalin i Pejës po trajtohen 64 pacientë me COVID-19, 3 janë në gjendje të rëndë

15 korrik 2020 | 09:18

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se atje po trajtohen 64 pacientë me COVID-19. Sipas njoftimit, nga këta pacientë 41 janë të konfirmuar dhe 23 në pritje të rezultateve

“Nga pacientët e shtrirë 16 janë në Oksigjeno terapi, 3 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile. Nga personeli i Spitalit 4 Mjekë, 5 Infermierë dhe 1 Bioinxhinierë janë të infektuar me Covid-19, ndërsa 6 anëtar të tjerë të Personelit ton janë në pritje të rezultatit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim thuhet se gjatë 24 orëve të fundit 205 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈ në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

“Nga këta 14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 3 operacione. 4 lindje kanë qenë gjatë këtij vikende, 3 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë̈ femërore. 167 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,032 analiza”, thuhet në njoftim.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 64 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 41 të konfirmuar, dhe 23 në…

Publiée par Spitali i Përgjithshëm Pejë sur Mardi 14 juillet 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Christos Marmarinos, ka thënë se…