Në Stokholm u përkujtuan viktimat e luftës në Kosovë

15 janar 2023 | 21:14

Në 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut, nën organizimin e shoqatës kulturore “Teuta” me pjesëmarrje edhe të Ambasadës së Kosovës, sot në Stokholm, bashkatdhetarët tanë bënë homazhe dhe ndezën qirinj për viktimat e luftës së fundit në Kosovë.

Me fjalë rasti, të pranishmëve iu drejtuan, diplomati Dren Zeka, sekretarja e shoqatës Teuta, Elsa Alliu dhe aktivistët e mërgatës, Shkipe Bunjaku, Kamer Elezaj dhe Zylfije Gërvalla.

Ata përkujtuan dëshmorët e kombit, maskrat makabre dhe përçuan mesazhin se e kaluara nuk duhet të harrohet, kurse gjaku i dëshmorëve duhet të shërbejë si udhërrëfyes i ndërtimit të shtetit dhe së ardhmes të bazuar në paqe dhe vlera demokratike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 68 persona mësohet se humbën jetën si pasojë…