Në tre muajt e fundit ka rritje të kërkesave për shërbimet e Valës

28 gusht 2019 | 18:07

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka thënë se ndihet i lumtur pasi produktet dhe shërbimet e Telekomit janë shfrytëzuar nga bashkatdhetarët dhe nga vizitorët e huaj brenda këtij sezoni veror.

“Kjo dëshmohet më së miri nga të dhënat zyrtare të frekuentimit dhe shitjes, veçanërisht në pikën kryesore të Valës në Sheshin ‘Nëna Tereza’ në kryeqytet, ku vërehet rritje e konsiderueshme e kërkesave për shërbimet tona. Në tre muajt e fundit, saktësisht për periudhën maj, qershor dhe korrik, qendra e biznesit Vala në Sheshin ‘Nënë Tereza’, rezulton se ka pasur ngritje të të hyrave mbi 28 për qind dhe ky trend pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve të fundit të muajit gusht. Jo vetëm në pikat e shitjes në Prishtinë, por edhe në të gjitha qendrat regjionale është vërejtur rritje e ndjeshme e shfrytëzimit të pakove të kombinuara me numrat PrePaid dhe PostPaid”, ka thënë ai.

Istrefi ka theksuar se për të mirëpritur dhe për t’ua lehtësuar sidomos bashkatdhetarëve tanë qëndrimin në vendlindje, Vala ka organizuar kampanja speciale nëpër të gjitha qytetet e Kosovës dhe në pikat kufitare.

“Gjatë këtij sezoni veror Vala ka ofruar oferta atraktive për të gjithë konsumatorët që kanë vizituar Kosovën apo që kanë pushuar në bregdetin shqiptar apo në vendet e regjionit duke shfrytëzuar shërbimet e telefonisë mobile dhe internetit të shpejtë”, ka thënë Istrefi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…