Haradinaj: E ruajtëm Kosovën dhe Mitrovicën unike

28 gusht 2019 | 18:06

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se falë vendosmërisë se tij si kryeministër ka arritur ta ruaj Kosovën dhe Mitrovicën nga ndarja.

Ai nga Mitrovica ka thënë se qytetarët e kësaj komune kanë duruar dhe vuajtur shumë.

“Ne e ruajtëm Kosovën dhe Mitrovicën unike. Me krijimin e ushtrisë na është njohur e drejta ta mbrojmë territorin e sovranitetin, dhe resurset kombëtare, siç është ‘Trepça’. Me taksën ne e mbrojtëm tregun tonë dhe do ta heqim vetëm për njohje. Qytetarët e Mitrovicës kanë duruar dhe vuajtur shumë, por gjatë këtyre dy viteve i drejtuam mbi 121 milionë euro në projekte madhore të kësaj komune. Mitrovica ka arsye të fortë ta mbështesë konceptin tonë për 100 për qind shtet, që garanton vazhdimësi në bërjen e Mitrovicës, së bashku, qind për qind Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi,…