Në tri farmaci në rajonin e Prishtinës janë sekuestruar qindra kilogramë barna ilegale

22 mars 2019 | 10:51

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se Inspektorati Farmaceutik i Ministrisë së Shëndetësisë, pas inspektimeve të kryera në tri subjekte farmaceutike private në rajonin e Prishtinës, ka sekuestruar qindra kilogramë barna ilegale. 

“Gjatë inspektimit, inspektorët kanë gjetur qindra kilogramë barna ilegale të grupeve të ndryshme farmaceutike. Barna pa banderola, por me hyrje të rregullta (leje për autorizim), si dhe barna me banderola të Serbisë, etj. Të gjitha keto barna janë evidentuar dhe konfiskuar nga Inspektorati Farmaceutik dhe me to do të procedohet sipas legjslacionit në fuqi”, ka thënë Ismaili. 

Ai ka pohuar se MSh-ja është e përkushtuar që në tregun farmaceutik të Kosovës të qarkullojnë vetëm produkte të sigurta që nuk rrezikojnë shëndetin e qytetarëve tanë. 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një video e regjistruar gjatë një dasme në Uashington ka…