Në Turqi një votuese është 165 vjeçe

23 janar 2019 | 14:22

Çudia në Turqi, një votuese është 165 vjeçe!

Partitë politike në Turqi po bëjnë të pamundurën që t’i bindin njerëzit për t’ua dhënë votën. Por, në listën zgjedhore janë vënë re disa çudira.

Aty u renditën disa votues mbi 100 vjeç, ku mosha e një gruaje ishte 165-vjeçare.

Zbulimi u bë përpara zgjedhjeve lokale që do të mbahen në mars, në të cilën Partia AK e presidentit Erdogan mund të përballet me sfidën më të vështirë politike në vite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shoqërinë shqiptare insektet luftohen, por në shoqëri të tjera…