Në veturën e shqiptarit në Mal të Zi kapen 37 kg kokainë

29 nëntor 2021 | 14:01

Policia malazeze ka kapur 37 kilogram kokainë në një makinë me targa shqiptare.

“Abcnews.al” mëson se automjeti ishte tip “Volkswagen” dhe është kapur në pikën e kalimit kufitar të Debeli Brijeg.

Makina është kapur teksa po tentonte që të futej nga Mali i Zi për në Kroaci.

Kapje të sasive të mëdha të kokainës që kalojnë nga Shqipëria janë bëre shpesh në Mal të Zi. Policia dyshon se bëhet fjalë për një linjë të trafikut të kokainës nga Shqipëria për në vendet e Bashkimit Evropian përmes Malit të Zi dhe Kroacisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse vitet e fundit ka pasur rritje të bashkëpunimit…