Në Vushtrri rrënohet një objekt afarist pa leje ndërtimore

10 janar 2020 | 12:33

Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Vushtrrisë, në një aksion të asistuar edhe nga Policia e Kosovës, sot ka bërë një rrënimin e një objekti afarist të ndërtuar pa leje në rrugën magjistrale Vushtrri-Prishtinë.

Sipas një komunikate për media, pas rrënimit të objektit, Drejtoria komunale e inspeksionit ka bërë të ditur se me kohë e kanë paralajmëruar ndërtuesin si dhe kanë ndjekur të gjitha procedurat deri në vendimin përfundimtar për rrënim.

“Drejtoria e Inspeksionit me kohë i ka ndjekur të gjitha procedurat duke i vënë edhe shiritin e ndalimit të punimeve, por qytetari në fjalë nuk i ka ndaluar punimet, prandaj edhe është nxjerr vendimi për rrënim”, ka deklaruar Rrahim Ajeti, drejtor i inspeksionit në Komunën e Vushtrrisë.

 

Drejtoria e Inspeksionit iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët duan të bëjnë ndërtime të objekteve afariste apo të banimit që të pajisen më leje ndërtimi, përndryshe njofton se Drejtoria e Inspeksionit është e obliguar që ta zbatoj ligjin dhe të merr masa konfrom ligjit në fuqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Pejës, Gamend Muhaxheri, ka nderuar me…