Në Zvicër divorcet po bëhen përmes internetit

28 mars 2020 | 12:37

Që nga fillimi i vitit, çiftet në vështirësi janë nxituar në shërbimet e një platforme në internet të divorcit.

Efekt i drejtpërdrejtë i frikës nga izolimi?

A e nuhatën çiftet nga Zvicra frankofone, të cilët u stepën kur dëgjuan lajmet që vinin nga Kina, ku banorët e saj ishin porositur të qëndrojnë në shtëpi që nga fillimi i vitit? Sipas gazetës “La Cote”, Easydivorce ka konstatuar se kërkesat procedurale janë rritur për 25 për qind që nga fillimi i vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Asnjëherë e dëgjuar më parë, sipas platformës së bazuar në Préverenges, e cila i mbështet ata që duan të ndahen në mënyrë miqësore.

Në mesin e aplikantëve janë një shumicë e banorëve të Kantonit Vaud, të moshës nga 30 deri në 50 vjeç, e ndjekur nga gjenevasit, e pas tyre vijnë banorët e Valisit të së njëjtës grupmoshë, shkruajnëmediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Fribourgi, Neuchâteli dhe Berna e mbyllin këtë listë. Sidoqoftë, është e vështirë të pohosh që kjo grumbull kërkesash ka një lidhje të drejtpërdrejtë me frikën se duhet të përjetohet përvoja e një mbylljeje të gjatë me një person me të cilin ndjehet pakënaqësia.

Ajo që është e sigurt është se njerëzit që dëshirojnë të përfundojnë lidhjen e tyre, do të duhet të marrin me durim problemet e tyre, sepse që nga 16 marsi të gjitha seancat dëgjimore jo urgjente janë anuluar.

Sipas të përditshmeve rajonale, Easydivorce parashikon se nuk ka ndonjë rrezik të madh për “një rritje të konsiderueshme në gjykimet për divorc, sapo të hiqen masat e kontrollit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka dyshime se mund të ketë…