Nehat Thaçi, drejtor i ri i Shërbimit Korrektues të Kosovës

27 prill 2018 | 10:50

Drejtori Rajonal i Policisë për Mitrovicën Jugore, Nehat Thaçi, do të jetë drejtor i ri i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Kjo është bërë me dije në mbledhjen e Qeverisë ku edhe është miratuar vendimi për emërimin e tij në këtë pozitë.

Ministri i Administratës Publik, Mahir Yagcilar, ka thënë se për pozitën e drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës kanë garuar 11 persona.

Në konkurrencë të ngushtë për këtë pozitë kanë qenë edhe Enver Rrustemi, ish-zyrtar i Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Rasim Selmani, drejtor i Burgut të Sigurisë së Lartë në Gërdovc. Shërbimi Korrektues tash e tre vjet është udhëhequr me ushtrues detyre.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se sa…