Nëna e Navalnyt: Ishte shëndosh dhe i lumtur kur e takova të hënën

16 shkurt 2024 | 15:41

Nëna e opozitarit rus, Alexei Navalny, citohet nga gazeta ruse “Novaya Gazeta” të ketë thënë se biri i saj kishte qenë “gjallë, shëndoshë e i lumtur”, kur e pa për herë të fundit më 12 shkurt.

Kjo gazetë ka raportuar se Luydmila Navalnaya të premten në rrjetin “Facebook” ka shkruar: “Nuk dua të dëgjoj asnjë ngushëllim. E pamë atë në burg më 12 (shkurt), në një takim. Ai ishte gjallë, shëndoshë e i lumtur”, përcjell agjencia “Reuters”.

Shërbimi rus i burgjeve më herët ka thënë se Navalny vdiq, pasi nuk u ndie mirë gjatë një ecjeje dhe mbeti pa vetëdije. Një agjenci ruse e lajmeve ka raportuar se vdekja e tij është duke u hetuar.

Udhëheqës të shumtë perëndimorë kanë reaguar pas këtij lajmi, duke thënë se, nëse ai është i vërtetë, përgjegjës për vdekjen e opozitarit është pushteti në Rusi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dimal Basha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka komentuar sërish reagimet…