Nëna e Rita Orës bën fli me saç në Ulqin (foto)

03 gusht 2018 | 23:12

Vera, nëna e këngëtares së famshme, Rita Ora, është duke shijuar pushimet në Mal të Zi.

Ditën e premte ajo e ka shijuar duke bërë fli me saç në afërsi të lumit Buna në Ulqin.

Në një postim në Instagram, Vera ka falënderuar fqinjët që i kanë ofruar oborrin me qëllim që ajo të bënte flitë me saç, derisa u ka bërë thirrje ndjekësve të saj që “t’ia shikojnë rendet e flisë”.

Në këtë postim ajo ka sqaruar se flija është ushqim tradicional i shqiptarëve, transmeton Koha.net.

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luke Coffey, hulumtues në Fondacionin Heritage me seli në Washington,…