Nëna e Thaçit lirohet nga spitali pas trajtimit disaditor

16 maj 2023 | 14:30

Nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi është liruar të martën në shtëpi pas trajtimit disaditor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Ajo kishte qëndruar disa ditë në Klinikën e Neurokirurgjisë.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i kësaj Klinike Besnik Elshani.

“Po, ka qenë në trajtim. Sot është liruar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore pas ekzaminimeve dhe analizave të bëra”, ka thënë Elshani për “Front Online”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti,…