Nëna e uron Granit Xhakën pas triumfit në Bundesliga: Urime djali jem

14 prill 2024 | 22:23

Bayer Leverkusen është kurorëzuar me titullin e kampionit në Bundesliga për sezonin 2023/24 pas një sezoni të jashtëzakonshëm.

Në një ndeshje të mbajtur në “BayArena”, Granit Xhaka ishte një nga yjet e mbrëmjes, teksa kontribuoi me një gol në fitoren bindëse 5:0 ndaj Werder Bremenit.

Festa pas ndeshjes në dhomat e zhveshjes ishte euforike dhe të çmendur, ku lojtarët dhe stafi teknik shpërthyen në festime për arritjen e madhe të skuadrës. Pas festave në stadium, erdhi momenti që lojtarët të ndanë gëzimin me të dashurit e tyre.

Blick Sport ka ndarë një video që tregon momente të ngrohta familjare, ku midis tyre është edhe Granit Xhaka i cili shihet duke u përqafuar me nënën e tij, bashkëshorten dhe dy vajzat e tij.

Ky ishte një moment i veçantë jo vetëm për suksesin profesional të Xhakës, por edhe si një festim i bashkimit familjar.

Vlen të theksohet në historikun e kampionatit që Leverkuseni ka treguar një formë të pakrahasueshme këtë sezon, duke mos pësuar asnjë humbje në asnjë nga garat në të cilat ka marrë pjesë, duke u shpallur të merituar kampionë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, u shpreh mëse i…