Nëna kap hajnin duke ia vjedhur veturën, brenda automjetit edhe vajza e saj

01 shkurt 2023 | 07:52

Policia në Kaliforni po heton një incident në të cilin një person u përpoq ta vidhte fuoristradën e një punonjëseje të DoorDash, e cila la fëmijën e saj brenda automjetit derisa po i dorëzonte porosinë klientit.

Kamera e mbikëqyrjes së shtëpisë së një banori regjistroi momentin kur shoferja e DoorDash zbret nga fuoristrada për ta dorëzuar porosinë duke e lënë motorin e ndezur të veturës.

Pamjet, të cilat u publikuan në YouTube nga filiali i Fox News, KTVU në San Francisco, tregojnë një tjetër SUV që i afrohet automjetit të shoferit të DoorDash.

Një person hidhet në fuoristradën e shoferes së DoorDash, por brenda pak sekondash punonjësja e ndjek të dyshuarin gjersa bërtet “vajzën e kam brenda automjetit”, raporton KTVU.

DoorDash lëshoi një deklaratë në lidhje me incidentin duke thënë se “kjo përpjekje për grabitjen e veturës ishte e tmerrshme dhe ne jemi jashtëzakonisht të lehtësuar që ajo dhe fëmija nuk janë lënduar”.

Deri me tani këtë vit ShBA-ja ka regjistruar të paktën 13 raste të vjedhjes së automjeteve me fëmijët brenda tyre. /Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nacionale nga burime të mirëinformuara, ka marrë vesh se vlera…